CBD po bëhet më i famshëm, por edhe dozat e ulëta mund të dëmtojnë shëndetin, paralajmërojnë studiuesit.
Substanca CBD po bëhet më e popullarizuar se më parë. Por edhe doza të ulëta mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut. Në një provë klinike, një grup i njerëzve që morën doza të vogla të CBD-së panë që nivelet e enzimave të mëlçisë u rritën më shumë se trefishi i nivelit të normales, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
CBD – përbërësi jo-psikoaktiv në kanabis që bën njerëzit të ndihen të relaksuar – është bërë më i disponueshëm në Bashkimin Evropian që nga vendimi i gjykatës së lartë të bllokut në 2020, e cila vendosi se nuk është drogë narkotike, duke deklaruar se CBD “nuk duket të ketë asnjë efekt psikotropik apo efekt të dëmshëm për shëndetin e njeriut”.
Por gjetjet e reja nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) sugjerojnë se kjo mund të mos jetë plotësisht e vërtetë. Në një provë të kontrolluar dhe të rastësishme, edhe sasitë e vogla të CBD-së mund të ndikojnë në funksionin e mëlçisë së disa njerëzve.
Në një trial të kontrolluar me 201 persona të shëndetshëm, 151 prej tyre morën 5 mg CBD dy herë në ditë për katër javë, sasi kjo brenda përmbajtjes së produkteve të zakonshme.
Pas katër javësh, tetë persona (rreth 5.6%) shfaqën nivele të enzimave të mëlçisë më shumë se trefishi i shkallës normale, ndërsa shtatë prej tyre vunë re shenja të dëmtimit të mëlçisë të shkaktuar nga ilaçe. Në grupin që nuk mori CBD, nuk u regjistrua asnjë rast i tillë.
Niveli i lartë i enzimave në mëlçi mund të tregojë inflamacion ose dëmtime, edhe pse në këtë studim personat nuk patën simptoma dhe nivelet u kthyen në normalitet brenda dy javësh pas ndërprerjes së CBD-së.
Studiuesit paralajmërojnë se mungesa e simptomave mund të lejojë dëmtimin të kalojë pa u vënë re, veçanërisht me përdorim afatgjatë ose doza më të larta.
Edhe pse studimi ishte i vogël, ai përdori një metodë rigorozë të ndarjes së rastësishme dhe është një hap i rëndësishëm drejt kuptimit të efekteve të CBD-së.
Nevojiten studime më të mëdha për të vërtetuar këto rezultate dhe për të shqyrtuar efektet afatgjata dhe sigurinë e dozave të ulëta që përdorin konsumatorët. /Gazeta Shneta/


