Një trend i ri në TikTok i quajtur “fibremaxxing” po promovon rritjen maksimale të konsumit të fibrave – dhe ndryshe nga tendencat e tjera të rrjeteve sociale, këtë herë ekspertët e ushqimit pajtohen rreth kësaj çështje.
Fibrat gjenden në fruta, perime dhe produkte me drithëra të plota, por shumica e të rriturve nuk i arrijnë rekomandimet ditore (25g për gratë dhe 38g për burrat).
Konsumimi i mjaftueshëm i fibrave lidhet me ulje të kolesterolit, të sheqerit në gjak, të inflamacionit dhe parandalim të kancerit të zorrës së trashë, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Trendi mori hov pas videove virale të tiktok-rës, Pamela Corral, e cila ndan receta të pasura me fibra si pudingat me fara chia.
Ekspertët si Boushra Dalile, studiues postdoktoral në KU Leuven i cili studion lidhjen midis të ushqyerit dhe mikrobiomës së zorrëve, thekson se ky trend përputhet me mesazhet e shëndetit publik dhe mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe madje në përmirësimin e zhvillimit të trurit.
Megjithatë, paralajmërohet kujdes me rritjen e menjëhershme të fibrave, pasi mund të shkaktojë fryrje apo kapsllëk.
Rekomandohet të shtohen gradualisht, duke filluar me fara, arra apo zëvendësime si quinoa në vend të orizit.
Ekspertët këshillojnë që fibrat të merren nga burime të ndryshme, për të përfituar në maksimum prej tyre.
Edhe pse promovuar si zgjidhje për rënien në peshë, fibrat janë vetëm një pjesë e një jetese të shëndetshme, e cila duhet të përfshijë edhe gjumë cilësor, aktivitet fizik dhe ulje të stresit. /Gazeta Shneta/


