Presidenti Donald J. Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze (CVI), një gjendje që ndodh kur venat në këmbë nuk arrijnë të kthejnë gjakun në mënyrë efikase drejt zemrës, duke shkaktuar grumbullim gjaku në gjymtyrë.
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, CVI është e përhapur, sidomos te të moshuarit, por shpesh neglizhohet. Lidhjet me sëmundjet kardiovaskulare janë të forta, madje edhe tek ata pa faktorë tradicionalë rreziku.
Simptomat përfshijnë: ënjtje të këmbëve, variçe, skuqje apo acarim të lëkurës (ekzema venoze), dhimbje dhe ndjesi rëndese. Lajmi për gjendjen e Trump erdhi pasi ai raportoi ënjtje të lehtë në këmbën e poshtme. Sipas Shtëpisë së Bardhë, nuk ka shenja për trombozë të thellë apo probleme arteriale.
Trajtimi zakonisht përfshin çorape kompresive, medikamente anti-inflamatore dhe në raste më të avancuara – procedura të lehta kirurgjikale për pastrimin e venave.
Ekspertët thonë se diagnoza e hershme dhe trajtimi janë kyçe për të shmangur përkeqësimin./Gazeta Shneta/


