Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si seancat e kaluara, dështon edhe seanca e 49-të

Lajme 19/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka dështuar edhe seanca e 49-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Dështimi erdhi ashtu si herëve paraprake, pra me mosarritjen e formimit të Komisionit për Votim të Fshehtë.

Ishte kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ai i cili ndërpreu menjëherë punimet, për të kumtuar se seanca e radhës mbahet të hënën, duke shënuar kështu përpjekjen e 50-të për të funksionalizuar parlamentin.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami nga foltorja e Kuvendit të Kosovës i bëri thirrje kryesuesit të seancës, Avni Deharit që të mos shkel Kushtetutën.

Ani pse Behramit iu ndal mikrofoni nga Dehari, ky i fundi nuk e ndali fjalën për ta bërë thirrjen që kryesuesi të kthehet në rënd dite.

“Është mirë që të kthehuni në rendin e ditës dhe të mos e shkelni kushtetutën”, tha Behrami.Serbeze Kabashi nga LDK ka bërë thirrje ndaj VV-së të zbatojnë rendin kushtetues.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari ia ndërpreu fjalën.Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka marrë fjalën në seancën e sotme konstituive.Ajo ka ironizuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke i uruar kthimin në vend kryeministrit në largim, Albin Kurti.

“Deputetë të nderuar, media, qytetarë të Kosovës, në emër të AAK-së dhe popullit të Kosovës, i dëshirojmë kthim të suksesshëm në vendlindje deputetit Albin Kurti, shpresojmë që ke kaluar mirë” – tha ajo.

Më pas, kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi nga regjia që t’ia ndalë mikrofonin deputetes së AAK-së

Artikulli paraprakMbi 1 mijë e 100 raste të reja me kancer në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025
Artikulli i rradhës Vaksina e re për gratë shtatzëna mbron foshnjat nga infeksionet serioze të mushkërive

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.