Një studim në Britani ka treguar se vaksina kundër virusit respirator sincicial (RSV), e dhënë gjatë shtatzënisë, ul me 72% rastet e shtrimit në spital të foshnjave për shkak të infeksioneve të mushkërive.
RSV është shkaku kryesor i bronkiolitit te foshnjat dhe mund të jetë i rrezikshëm në muajt e parë të jetës.
Studimi përfshiu mbi 500 foshnja, dhe u vërejt se nënat e vaksinuara kishin më pak gjasa të kishin foshnja të sëmura.
Vaksina është më efektive kur jepet të paktën dy javë para lindjes.
Aktualisht, vetëm gjysma e grave shtatzëna në Britani po e marrin, ndaj ekspertët po bëjnë thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe mbulim më të gjerë./Gazeta Shneta/


