Studiuesit nga Universiteti i Kentakit kanë zbuluar një biomarkues gjenetik që mund të ndihmojë në përcaktimin se cilët pacientë me glioblastomë një nga format më agresive të kancerit të trurit do të përfitojnë nga trajtimi me ilaçin bevacizumab.
Hulumtimi, i publikuar në revistën JCO Precision Oncology, tregon se pacientët që mbijetuan më gjatë kishin më shumë gjasa të kishin një ndryshim gjenetik të quajtur amplifikimi i CDK4.
Ky zbulim mund t’u ndihmojë mjekëve të shmangin efektet anësore të panevojshme te ata që nuk do të përfitonin nga ilaçi dhe të përqendrohen te ata që kanë më shumë gjasa të përgjigjen pozitivisht./Gazeta Shneta/


