Një studim i ri ka zbuluar se përdorimi i përditshëm ose pothuajse i përditshëm i marihuanës e rrit me mbi katër herë rrezikun për zhvillimin e kancerit në gojë.
Sipas studiuesve nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego, tymi i kanabisit përmban substanca të ngjashme kancerogjene me ato të duhanit.
Rreziku rritet ndjeshëm nëse përdoruesit konsumojnë edhe cigare.
Studiuesit dyshojnë gjithashtu se THC-ja mund të ndikojë në sistemin imunitar, duke e bërë trupin më të ndjeshëm ndaj kancerit./Gazeta Shneta/


