Një studim i ri ka treguar se stresi kronik i përjetuar nga gratë në shtatzëni, veçanërisht në tremujorin e dytë dhe të tretë, mund të ndikojë negativisht në përthithjen e hekurit nga fetusi deri në 15%.
Hulumtimi, i udhëhequr nga studiues të UW Medicine në Seattle dhe i publikuar në “Scientific Reports”, thekson se nevojat për hekur gjatë kësaj periudhe rriten deri në tetëfish, por stresi i zgjatur mund ta pengojë këtë proces jetësor, shkruan burimi Medical Xpress transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit ndoqën 164 gra shtatzëna në Gjermani, duke i ndarë sipas nivelit të stresit të përjetuar dhe duke krahasuar përthithjen e hekurit tek fetuset e tyre me një grup kontrolli. Nivelet e hekurit u matën në gjakun e kordonit umbilikal në 107 lindje.
Sipas Dr. Martin Frasch, një nga autorët kryesorë të studimit dhe profesor në Universitetin e Uashingtonit, efektet më të theksuara u vunë re tek fetuset meshkuj.
“Në kushte stresi kronik, ata janë më pak të aftë të rregullojnë nivelin e hekurit dhe kjo mund të ndikojë në zhvillimin e tyre neurologjik pas lindjes,” tha ai.
Gratë shtatzëna këshillohen të monitorojnë stresin përmes teknikave të relaksimit dhe, nëse është e nevojshme, të konsiderojnë përdorimin e suplementeve me hekur dhe kontrollin e niveleve të hekurit tek të porsalindurit. /Gazeta Shneta/


