Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndotja e ajrit dhe astma mund të shtojnë rrezikun për preeklampsi në shtatzëni

Këshilla për shtatzëna 06/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një në çdo 20 raste të preeklampsisë – një gjendje e rëndë e shtatzënisë – mund të lidhet me rritjen e niveleve të ozonit në ajër gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë, sugjeron një studim i madh i publikuar në revistën “BMJ Open”.

Sipas studimit, nënat që vuajnë nga astma janë edhe më të prekshme ndaj këtij rreziku. Preeklampsia përkufizohet nga tensioni i lartë i gjakut dhe prania e proteinave në urinë gjatë shtatzënisë, dhe nëse nuk trajtohet në kohë, mund të shkaktojë komplikime serioze për nënën dhe foshnjën, shkruan burimi Medical Xpress transmeton Gazeta Shneta.

Hulumtimi është bazuar në të dhënat e afro 121,000 lindjeve në Stokholm të Suedisë gjatë viteve 1998–2006.

Studiuesit kanë analizuar të dhënat kombëtare për prevalencën e astmës tek gratë shtatzëna dhe kanë krahasuar nivelet e ndotjes së ajrit, përfshirë ozonin dhe oksidin e azotit nga automjetet.

Autorët theksojnë se ekziston një numër gjithnjë në rritje i provave që lidh ndotjen e ajrit me rreziqe të ndryshme për shtatzëninë, përfshirë lindjen e parakohshme. Gratë shtatzëna me astmë kanë një rrezik të shtuar për të pasur foshnje nën peshë dhe për të zhvilluar preeklampsi.

Në total, 4.4% e shtatzënive në studim përfunduan me lindje të parakohshme, ndërsa preeklampsia u shfaq në 2.7% të rasteve. Gratë me astmë kishin 25% më shumë gjasa të lindnin para kohe dhe 10% më shumë gjasa të zhvillonin preeklampsi, krahasuar me ato që nuk kishin astmë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPavarësisht ndalimit për personat nën 18 vjeç, paketat me nikotinë po përhapen në Zvicër
Artikulli i rradhës Drejtori i Kirurgjisë flet për gjendjen e minatorit të lënduar në Trepçë: Ka fraktura të shumëfishta në brinjë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.