Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreziqet e operacioneve cezariane të përsëritura

Këshilla për shtatzëna 12/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një hulumtim i fundit tregon se sa më shumë operacione cezariane të kryhen, aq më të rrezikshme bëhen ndërhyrjet e mëvonshme për nënën dhe fëmijën.

Prerjet cezariane shpëtojnë jetë, por si çdo operacion i madh, ato sjellin rreziqe serioze, shkruan Very Well Family përcjell Gazeta Shneta.

Gjatë ndërhyrjes, obs-gjinekologu kalon përmes lëkurës, muskujve dhe organeve, duke lënë pas inde mbresë. Këto mund të shkaktojnë komplikime në shtatzënitë e ardhshme, sidomos me mitrën, placentën dhe barkun. Sa më shumë cezariane të kryhen, aq më i madh bëhet rreziku.

Rreziqet gjatë shtatzënisë

Pas një lindjeje cezariane, rreziku për placenta previa – gjendje ku placenta mbulon hapjen e qafës së mitrës – rritet deri në gjashtë herë.

Cezarianet e përsëritura lidhen edhe me placenta accreta, increta dhe percreta, që përbëjnë spektrin e aderimit të thellë të placentës në murin e mitrës.

Një tjetër rrezik është këputja e mitrës, që shfaqet në rreth 0.5% të shtatzënive me histori cezariane dhe rritet me çdo operacion të mëparshëm.

Rreziqet gjatë lindjes

Gjatë operacionit ekziston mundësia e dëmtimit të organeve fqinje, si zorra apo fshikëza. Adezionet – ngjitje të indeve mbresë me organe të tjera – e bëjnë operacionin më të vështirë dhe rrisin rrezikun e dëmtimeve.

Një tjetër komplikim është gjakderdhja e tepërt. Krahasuar me lindjen natyrale, lindja me prerje cezariane ka probabilitet më të lartë të hemorragjisë pas lindjes. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakProkuroria për vrasjen në Hajvali: I dyshuari në arrati, kërkohet nga organet e rendit
Artikulli i rradhës Dy shpërthime të botulizmit në Itali të lidhura me ushqime të kontaminuara

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.