Muajin e kaluar, Sllovenia miratoi ligjin që lejon vdekjen e asistuar, duke u bërë vendi i parë në Evropën Lindore me këtë opsion për fundin e jetës.
Ligji parashikon vetëm vetëvrasje të asistuar, ku pacienti merr vetë substancën për t’i dhënë fund jetës. Për t’u kualifikuar, pacientët me sëmundje terminale duhet ta deklarojnë dy herë qëllimin te mjeku para kërkesës zyrtare, e cila miratohet nga një mjek i pavarur dhe vlerësohet nga psikiatri. Teksa, punonjësit shëndetësorë kanë të drejtë refuzimi, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
55% e qytetarëve e mbështetën idenë në një referendum, por menjëherë pas miratimit nisi kundërshtimi.
Koalicioni “Kundër Helmimit të Pacientëve” ka mbledhur 15,000 firma për ta bllokuar ligjin; me 40,000 firma brenda 35 ditësh, do zhvillohet referendum për shfuqizim.
Kundërshtarët frikësohen se pacientët vulnerabël mund të ndihen të detyruar ose se ligji mund të zvogëlojë kujdesin paliativ dhe mbështetjen për shëndetin mendor.
Përkrahësit e kësaj nisme, theksojnë se ligji i jep njerëzve të drejtën të zgjedhin fundin e tyre me dinjitet. Dëshmitë e familjarëve të pacientëve, tregojnë rëndësinë e opsionit për të shmangur vuajtjet e panevojshme.
Në Evropë, forma të ngjashme të vdekjes së asistuar lejohen në Belgjikë, Holandë, Luksemburg, Spanjë dhe Austri, ndërsa debati vijon në disa vende të tjera. /Gazeta Shneta/




