Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dështon zgjedhja e Hekuran Muratit për kryetar të Kuvendit, propozimi u përcoll me reagime të zëshme të deputetëve

Lajme 22/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dështoi zgjedhja e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, për kryetar të Kuvendit të Kosovës në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive, raporton Ekonomia Online.

Në seancë nga 115 deputetë të pranishëm, 57 votuan për, 52 kundër dhe 7 abstenime.

Propozimi i bërë nga Donika Gërvalla u përcoll me reagime të zëshme të deputetëve në sallë.
Më parë, në vazhdimin e seancës të hënën më 20 gusht, Lëvizja Vetëvendosje propozoi njërën pas tjetrës Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën për kryeparlamentare. Asnjëra nga kandidatet nuk mori 61 votat e nevojshme.

Vazhdimi i sotëm i seancës konstituive ishte i dyti pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, që përcaktoi zgjedhjen e kryeparlamentarit brenda 30 ditësh përmes votimit të hapur, që kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm tri herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

Partitë po vazhdojnë me akuza të ndërsjella për bllokadën në Kuvend.

Pas seancës së 20 gushtit, Vetëvendosje V-ja akuzoi PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Listën Serbe se po bllokojnë zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke vlerësuar se u vërtetua se problemi nuk ishte tek emri i Albulena Haxhiut, por problemi është Vetëvensdosje.

Nga ana tjetër, partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë e akuzuan Vetëvendosjen se qëllimshëm ka kandiduar Haxhiun dhe Donika Gërvallën, pasi thanë se partia fituese e zgjedhjeve e ka ditur se ato nuk kanë vota.

Artikulli paraprakGjashtë jetë të humbura në pesë ditë nga aksidentet në trafik
Artikulli i rradhës Përgatitja për shtatzëni: Si të kujdeseni për trupin dhe mendjen?

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.