Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkencëtarët britanikë po testojnë diamantet për të zbuluar përhapjen e kancerit të gjirit

Jetë 22/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një grup studiuesish nga Britania ka zhvilluar sensorë të vegjël me bazë diamanti, të cilët mund të ndihmojnë mjekët të identifikojnë nëse kanceri i gjirit është përhapur në nyjet limfatike.

Kur kanceri përhapet, zakonisht stacioni i parë janë nyjet limfatike pranë tumorit. Aktualisht, mjekët përdorin ngjyrues fluorescent ose gjurmues radioaktivë për ta zbuluar këtë proces.

Por këto metoda kanë kufizime: disa pacientë mund të kenë alergji ndaj ngjyruesve, ndërsa trajtimi i materialeve radioaktive kërkon pajisje të posaçme që nuk gjenden në çdo spital.

Sensorët e rinj me diamante funksionojnë ndryshe. Para ose gjatë operacionit, mjekët mund të injektojnë një lëng gjurmues magnetik në tumor, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta/

Ky lëng ndjek rrugën e qelizave kancerogjene drejt nyjeve limfatike. Me ndihmën e sensorit të ri, që ka në majë një diamant të vogël, gjurmuesi magnetik bëhet i dukshëm.

Sekreti qëndron te të ashtuquajturat “qendra të zbrazëta të azotit” në diamant, të cilat janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj fushave magnetike.

Përveç kësaj, ato i japin diamantit një ngjyrë të veçantë rozë. Ekipi i udhëhequr nga profesori Gavin Morley nga Universiteti i Warwick arriti ta zvogëlojë majën e sensorit deri në 10 milimetra, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Rezultatet e para janë publikuar në revistën Physical Review Applied. Studiuesit theksojnë se nuk kanë marrë financime nga kompania që prodhon gjurmuesin magnetik të përdorur në testime.

Kirurgu britanik i kancerit të gjirit, Dr. Stuart Robertson, tha se sensorët magnetikë tashmë po përdoren në disa spitale, por ky zhvillim i ri mund të ndihmojë “ta optimizojë teknologjinë edhe më tej”.

Kjo qasje e re shihet si një hap premtues drejt metodave më të sigurta dhe më pak invazive për identifikimin e përhapjes së kancerit të gjirit./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakQeveria në detyrë ndryshon Statutin e SHSKUK-së pas vendimit të Kushtetueses
Artikulli i rradhës Studimi: Rutina e rregullt e gjumit përmirëson funksionin kognitiv

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.