Të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) tregojnë se pothuajse një në pesë fëmijë në Angli nuk është me vaksinat rutinë në rregull deri në fillim të shkollës.
Sipas burimit Euronews Health, nga prilli 2024 deri në mars 2025, 18.6% e fëmijëve pesëvjeçarë nuk kishin marrë vaksinën përforcuese parashkollore që i mbron nga sëmundje serioze si poliomieliti, kolla e mirë, tetanozi dhe difteria. Dhjetë vjet më parë kjo shifër ishte 13.7%.
Shkalla e mbulimit ndryshon sipas rajoneve dhe është më e ulët në Londër.
“Shumë fëmijë po hyjnë në shkollë të pambrojtur dhe të ekspozuar ndaj sëmundjeve të rënda,” tha në një deklaratë Dr. Mary Ramsay, drejtoreshë e imunizimit në UKHSA.
Ajo kujtoi shpërthimin e fundit të fruthit në Angli, që infektoi mbi 700 fëmijë dhe shkaktoi një vdekje, si paralajmërim urgjent për rrezikun e rikthimit të sëmundjeve të tjera. /Gazeta Shneta/




