Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Keni tension të lartë? Ja si ta ulni rrezikun e atakut në zemër dhe goditjes në tru

Jetë 03/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiuesit thanë se analiza e tyre është më gjithëpërfshirësja deri tani për të shqyrtuar se si kontrolli intensiv i tensionit të lartë ndikon në shëndetin e njerëzve.

Përpjekjet intensive për të ulur tensionin e lartë të gjakut mund të reduktojnë rrezikun e atakut në zemër dhe goditjes në tru, ka zbuluar një studim i ri.

Tensioni i lartë i gjakut, i njohur edhe si hipertension, është një problem shëndetësor i zakonshëm që prek rreth 1.28 miliardë të rritur të moshës 30 deri në 79 vjeç në mbarë botën. Nëse nuk trajtohet, kjo gjendje mund të shkaktojë sëmundje të zemrës, goditje në tru dhe sëmundje të veshkave, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Mjekët shpesh u këshillojnë pacientëve me hipertension të marrin ilaçe dhe të bëjnë ndryshime në stilin e jetës, si ushtrime të rregullta dhe një dietë të shëndetshme, për të ulur tensionin sistolik rreth nivelit 140 mmHg.

Tensioni sistolik është numri më i lartë në matjen e presionit të gjakut, që tregon presionin në arterie kur zemra pompon gjak. Një nivel prej 140 mmHg konsiderohet tension i lartë, por ndodhet në kufirin më të ulët të spektrit të hipertensionit.

Studimi i ri, i botuar në revistën mjekësore “The Lancet”, tregon se kontrolli intensiv i tensionit të gjakut – marrja e masave për ta ulur tensionin sistolik edhe më poshtë, nën 120 ose 130 mmHg – mund të zvogëlojë rrezikun e problemeve serioze kardiake si ataku në zemër dhe goditja në tru.

Gjetjet dalin në një kohë kur komuniteti mjekësor debaton ende mbi nivelin ideal të uljes së tensionit të gjakut.

Ekipi kërkimor kinez pas studimit tha se kjo është analiza më e gjerë deri tani për të parë si ndikon kjo qasje në shëndetin e njerëzve.

Studiuesit analizuan të dhënat e rreth 80,000 personave që morën pjesë në gjashtë prova klinike për metodat e kontrollit të tensionit të gjakut në Kinë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Ata zbuluan se, përgjatë këtyre provave, personat që ndoqën qasjen e kontrollit intensiv – një kombinim i ilaçeve dhe ndryshimeve në stilin e jetës si humbja në peshë dhe lënia e duhanit – kishin më pak atake në zemër, goditje në tru dhe vdekje të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare krahasuar me ata që trajtoheshin sipas objektivave standard të tensionit të gjakut. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFDA miraton Leqembi në formë injektimi nënlëkuror për trajtimin e Alzheimerit në fazat e hershme
Artikulli i rradhës Cilat vende shpenzojnë më shumë para për hulumtime rreth kancerit?

Ju sugjerojmë

Studimi: Konservantët në ushqimet e përpunuara lidhen me rrezik më të lartë për hipertension dhe sëmundje të zemrës

04/07/2026 Jetë

Ekspertët identifikojnë gjashtë kërcënimet kryesore globale për shëndetin në vitin 2026

04/07/2026 Jetë

16 fëmijë të shpëtuar nga një shtëpi në Ohio, ekspertët: Rikuperimi do të jetë një proces i gjatë

04/07/2026 Jetë

OBSH-ja thekson rëndësinë e vaksinimit HPV për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës

04/07/2026 Jetë

Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun e vdekjeve nga temperaturat e larta

04/07/2026 Jetë

Studimi: Ritmi cirkadian ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut

04/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.