Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bosnja dhe Hercegovina bllokon ngarkesën me pjeshkë nga Shqipëria: Kanë pesticide, të rrezikshme për fëmijët

Lajme 03/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia për Sigurinë Ushqimore e Bosnjës dhe Hercegovinës ka ngritur alarmin për pjeshkët e importuara nga Shqipëria. Kjo sepse pas një kontrolli, pjeshkët nga Shqipëria që eksportohen në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë rezultuar me përmbajtje të ndaluar pesticidi.

Ky është lajmi që ka qarkulluar prej një jave tashmë në mediat boshnjake. Bëhet fjalë për praninë e pesticidit klorpirifos, një substancë aktive që “nuk është në përputhje me Rregulloren për nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve në ushqimin me origjinë bimore dhe shtazore”.

Agjencia për Sigurinë Ushqimore e Bosnjës dhe Hercegovinës njoftoi se në një mostër pjeshke është konstatuar prania e substancës aktive klorpirifos. Agjencia saktësoi se bëhet fjalë për një lot të datës 12 gusht 2025, klasa II, korrje e vitit 2025.

Ekspertët boshnjakë, paralajmërojnë se konsumimi i këtyre pjeshkave, veçanërisht nga fëmijët, “mund të tejkalojë ndjeshëm kufijtë e sigurisë dhe paraqet rrezik të lartë për shëndetin”.

Pjeshkët e kontestuara sipas mediave boshnjake, kanë kaluar kufirin pa pengesa dhe kanë përfunduar në tregun e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Rrezik i lartë për fëmijët

Agjencia paralajmëron se konsumimi i këtyre pjeshkëve nga fëmijët mund të tejkalojë ndjeshëm dozën referuese akute të pesticidit, duke përbërë rrezik serioz për shëndetin. Klorpirifosi, në doza të larta, mund të shkaktojë stimulim të tepruar të sistemit nervor, duke çuar në të përziera, marramendje, konfuzion, dhe në raste ekstreme, paralizë respiratore dhe vdekje.

“Vlerësimi i shpejtë i rrezikut ka treguar se konsumimi i këtyre pjeshkëve nga fëmijët përbën rrezik të lartë për shëndetin,” deklaroi Agjencia, duke shtuar se të gjitha informacionet janë përcjellë tek organet inspektuese kompetente.

Kryetari i Shoqatës së Bujqve, Nedžad Biço, fajëson institucionet përgjegjëse për kontrollin e importit të ushqimeve.

“Shoh si përgjegjëse të gjitha institucionet që mbikëqyrin kalimin e kufirit dhe hyrjen e mallrave, veçanërisht ushqimoreve. Këto mallra rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe dëmtojnë prodhimin vendas. Ku është inspektorati fitosanitar në kufi?”, tha Biço. Ai paralajmëron se ky nuk është një rast i izoluar. /tvklan.al

Artikulli paraprakPas deklaratave të Trump, Pfizer konfirmon efektivitetin e vaksinës COVID-19
Artikulli i rradhës Rreth 400 fëmijë sëmuren pasi u ushqyen me vakte falas në një shkollë në Indonezi

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.