Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Reagon edhe sindikata kundër vendimit të Azizit: SHSKUK po e cënon shëndetin e punëtorëve

Lajme 08/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka dal me një reagim një javë pas vendimit të drejtorit të SHSKUK-së Elvir Azizi për zgjatjen e orarit të punës edhe për njësitë ku ka rrezikshmëri.

FSSHK ka thënë se vendimi i Azizit është cënim i të drejtave të punëtorëve shëndetësorë, sidomos për ata që punojnë në kushte të rënda dhe me rrezikshmëri të lartë.

Komunikata e plotë:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) njofton të gjithë punëtorët shëndetësorë dhe opinionin publik se  pas analizimit vendimit të marrë nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), me të cilin përcaktohet orari i punës 07:00 – 15:00 për të gjitha njësitë pa dallim të natyrës së punës apo nivelit të rrezikshmërisë ka ndërmarrë hapa konkret ligjor duke vlerësuar se vendim i marrë më 01.09.2025, për ne përbën cënim të të drejtave të punëtorëve shëndetësorë, veçanërisht atyre që punojnë në kushte të rënda dhe me rrezikshmëri të lartë.

Në mbrojtje të interesit të të gjithë punëtorëve shëndetësorë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, Federata i është adresuar zyrtarisht Inspektoratit Qendror të Punës, me kërkesë për inspektim lidhur me shkeljen e Ligjit të Punës,Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë,mospërfilljen e vlerësimeve të rrezikut në vendet e punës,mohimin e të drejtave për pushim të shtuar dhe kushte të veçanta pune për kategori të rrezikuara.,Inspektoratit Qëndror të Shëndetësor, me kërkesë për hetim mbi ndikimin e vendimit në sigurinë dhe mirëqenien e stafit shëndetësor,cenimin e standardeve të mbrojtjes shëndetësore në vendin e punës si dhe pasojave të mundshme në cilësinë e kujdesit ndaj pacientëve gjithashtu FSSHK ka informuar edhe Ministrin e Shëndetësisë në detyrë si dhe Bordin Drejtues të SHSKUK-së.

Vendimi për unifikimin e orarit pa asnjë analizë të rrezikshmërisë është i pabazuar në vlerësime profesionale dhe ligjore,shkel të drejtat e punëtorëve që punojnë në ambiente të vështira dhe të rrezikshme,cenon shëndetin fizik dhe mendor të stafit shëndetësor,rrezikon cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve ndaj pacientëve.

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës fton të gjithë punëtorët shëndetësorë që të jenë të bashkuar dhe të qëndrojnë në mbështetje të kërkesave legjitime për kushte të dinjitetshme pune, në përputhje me ligjet dhe standardet profesionale të shëndetësisë.

Ne do të vazhdojmë të ndjekim çdo hap institucional dhe ligjor për mbrojtjen e të drejtave tuaja dhe nuk do të lejojmë që vendime të njëanshme dhe joprofesionale të dëmtojnë stafin shëndetësor apo pacientët tanë.

Me respekt,

Artikulli paraprakRekomandohet të mos përdoret për pije uji në Vushtrri
Artikulli i rradhës Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 miliard eurosh

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.