Të mërkurën herët në mëngjes vendi do të përfshihet nga vranësira, ndërsa në pjesët veriperëndimore dhe veriore priten reshje lokale shiu.
Gjatë pasdites dhe në mbrëmje vranësirat do të shpërndahen, duke sjellë intervale me diell dhe kthjellime.
Ardhja e një mase ajri të ftohtë do të shoqërohet me erëra të forta nga veriu dhe verilindja, me intensitet mesatar deri të fuqishëm (7–15 m/s). Temperaturat do të bien ndjeshëm: maksimalet do të arrijnë vetëm 20–23°C, ndërsa minimalet e mëngjesit do të zbresin në 12–15°C.
Nga e enjtja e deri gjatë fundjavës pritet mot më stabil me kthjellime dhe diell. Temperaturat minimale do të vazhdojnë të bien, duke arritur deri në 6–7°C, ndërsa maksimalet të enjten mbeten relativisht të ulëta (22–24°C). Nga fundjava temperaturat do të rriten gradualisht, duke arritur 28–29°C. Erërat do të fryjnë të lehta deri mesatare nga veriu dhe verilindja (4–11 m/s), njofton Mendimi për Motin.




