Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gazetarët e Kosovës trajnohen për raportim shëndetësor me fokus te pacienti

Lajme 17/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në bashkëpunim me Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS) kanë organizuar tryezën e rrumbullakët “Fuqia e këndit të raportimit”, ku është folur mbi rezultatet e projektit trevjeçar “Shërbime shëndetësore të integruara”.

Në këtë tryezë u theksua ndikimi i gazetarisë në fuqizimin e pacientit dhe ngritjen e vetëdijes publike mbi kujdesin shëndetësor.

Ekspertja e Lartë për Avokim nga IHS, Linda Baleta, tha se bashkëpunimi me AGK ka sjellë përfitime konkrete në rritjen e cilësisë së raportimit shëndetësor.Ajo tha se fokusi i trajnimeve ka qenë tek pacienti jo si diagnozë, jo si viktimë, jo si dikush që nuk ka fuqi, por pacienti i cili e merr në dorë rrugëtimin e vet shëndetësor.

“Projekti është i fokusuar në trajnim të gazetarëve të cilët e mbulojnë sektorin e shëndetësisë. Raportimet që janë bërë në kuadër të këtyre trajnimeve dhe bashkëpunimeve me AGK-në, unë do t’i quaja gazetari jo vetëm informuese por edhe edukuese. Sepse kanë qenë të gjitha storiet që kanë edukuar publikun e gjerë se çka janë sëmundjet kronike jo ngjitëse, çfarë po bëhet në Kosovë për avancimin më të mirë të sistemit shëndetësor dhe sidomos bashkëpunimi i këtij viti ka pasur një kënd krejt të ndryshëm që shikohet edhe në titullin e aktivitetit. Fokusi ka qenë tek pacienti, pacienti jo si diagnozë, pacienti jo si viktimë, pacienti jo si dikush që nuk ka fuqi, por pacienti i cili e merr në dorë rrugëtimin e vet shëndetësor. Është konstatuar edhe trajnim dy ditor ku pjesëmarrës ishin 20 gazetarë që mbulojnë fushën e shëndetësisë, që u mbajt në mars të këtij viti, që nga marsi deri në shtator kemi pasur të publikuara në media 18 storie”, tha ajo

.Drejtoresha Ekzekutive e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Getoarbë Mulliqi, vlerësoi se projekti ka qenë i suksesshëm dhe ka dhënë rezultate të prekshme në terren.

“Ka qenë një trevjeçar i suksesshëm. Gjatë kësaj periudhe ne kemi ndërtuar një partneritet të qëndrueshëm që ka dhënë shumë rezultate, fillimisht me shumë se 70 gazetarë në Kosovë kanë pasur mundësi që të rrisin kapacitetet e tyre profesionale për raportim për shëndetësinë, duke përfshirë dimensionet psikologjike, ligjore si dhe teknikat e rrëfimit. E dyta se përmes punës së gazetarëve dhe publikimeve të tyre është ngritur edhe vetëdija e qytetarëve mbi kujdesin shëndetësor dhe kujdesin e pacientëve, kjo tregon për fuqinë që ka gazetaria për të ndikuar pozitivisht në shoqëri”, tha ajo.

Nga ana e saj, Udhëheqësja e Divizionit për Komunikim me Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gjylferije Zabeli, tha se ky bashkëpunim ka forcuar transparencën dhe ka sjellë zërin e pacientit në qendër të raportimeve mediatike.

“Ky bashkëpunim ndërmjet MSH-së, IHS dhe AGK është dëshmi e angazhimit tonë të përbashkët për të avancuar transparencën në sektorin shëndetësor për të përmirësuar cilësinë e informacionit dhe për të fuqizuar zërin e pacientit. Që nga muaji mars kur nisëm trajnimet me qendër pacientin, kemi ndjekur së bashku një rrugëtim të vlefshëm, ky proces ka ndihmuar gazetarin që pacienti ta shohë jo vetëm si subjekt të lajmit por edhe si zë të fuqizuar që meriton të dëgjohet dhe të respektohet. 18 storie të publikuara pasqyrojnë realitetin, sfidat dhe shpresat e qytetarëve tanë. Këto storie nuk janë thjesht artikuj mediatikë, ato janë dëshmi të fuqisë së zërit të pacientit ku gjejnë hapësirën e duhur për t’u shprehur. Roli i mediave pa dyshim mbetet thelbësor”, tha ajo./EO/

Artikulli paraprakKombinimi i vapes dhe duhanit mund të rrisë rrezikun e diabetit dhe prediabetit
Artikulli i rradhës Gratë me COVID të zgjatur mund të kenë cikle më të gjata dhe më të rënda

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.