Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sekrecionet vaginale të verdha gjatë shtatzënisë: Shkaqet dhe rreziqet

Këshilla për shtatzëna 19/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sekrecionet vaginale me ngjyrë të verdhë shpesh tregojnë për një infeksion. Nëse jeni shtatzënë dhe vini re një ndryshim të tillë, rekomandohet të konsultoheni menjëherë me mjekun.

Vaginoza bakteriale – Ky infeksion shkaktohet nga prishja e ekuilibrit të baktereve në vaginë. Simptomat përfshijnë sekrecione të verdha, kruarje, erë të pakëndshme pas marrëdhënieve seksuale dhe djegie gjatë urinimit.

Te gratë shtatzëna, vaginoza bakteriale lidhet me rrezikun e lindjes së parakohshme, prishjes së membranave, infeksioneve të qeses amniotike dhe peshës së ulët të foshnjës, shkruan Healthline transmeton Gazeta Shneta.

Infeksioni nga kërpudhat (Kandidiaza) – Shtatzënia mund të prishë balancën e pH-së, duke favorizuar infeksionet fungale. Simptomat përfshijnë sekrecione të trasha të verdha pa aromë, kruarje, djegie gjatë urinimit ose marrëdhënieve, si dhe skuqje të vulvës. Edhe ky infeksion duhet trajtuar shpejt për të shmangur komplikimet.

Klamidia – Një nga infeksionet bakteriale seksualisht të transmetueshme më të zakonshme. Shpesh kalon pa simptoma, por mund të shfaqet me sekrecione të verdha me erë të fortë, dhimbje gjatë marrëdhënieve dhe urinim të shpeshtë. Pa trajtim, klamidia mund të infektojë foshnjën gjatë lindjes, duke shkaktuar probleme në sy dhe mushkëri.

Gonorrea dhe Trichomoniaza – Këto infeksione seksualisht të transmetueshme trajtohen me antibiotikë. Tek gratë shtatzëna, simptomat janë të ngjashme me infeksionet e tjera vaginale. Pa trajtim, ato mund të kalojnë te foshnja gjatë lindjes, duke shkaktuar infeksione, sidomos në sy.

Çdo ndryshim në ngjyrën ose erën e sekrecioneve gjatë shtatzënisë duhet marrë seriozisht. Vizita e hershme tek mjeku siguron trajtim të sigurt dhe mbron shëndetin e nënës dhe foshnjës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRaporti: BE rrezikon të përballet me mungesë të ilaçeve esenciale
Artikulli i rradhës Kjo vitaminë mund të ndihmojë në mbrojtjen nga kanceri i lëkurës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.