Ngjyra e gjelbër e jashtëqitjes tek bebet dhe fëmijët shpesh i shqetëson prindërit, por zakonisht nuk përbën rrezik serioz shëndetësor. Shkaku më i zakonshëm lidhet me dietën, si konsumimi i zarzavateve me gjethe (spinaq, marule), ëmbëlsirave me ngjyrues artificialë apo përdorimi i shtesave të hekurit, që mund të japin një nuancë të gjelbër.
Normalisht, jashtëqitja ka ngjyrë kafe për shkak të lëngjeve biliare që prodhohen nga mëlçia. Ky është tregues se mëlçia dhe pankreasi funksionojnë normalisht. Ndërsa, kombinimi i tëmthit me ushqimet mund të japë ngjyra të tjera, si të verdhë apo portokalli, shkruan Very Well Health.
Një tjetër arsye e shpeshtë është diarreja, që ndodh kur zorra e vogël nuk thith ujë të mjaftueshëm. Kjo shpesh shkaktohet nga viruse si norovirusi e rotavirusi, infeksione bakteriale si salmonella, përdorimi i antibiotikëve apo helmimi ushqimor, transmeton Gazeta Shneta.
Në disa raste, diarreja kronike mund të sinjalizojë gjendje më serioze, si sëmundjet inflamatore të zorrëve, sëmundja Crohn, sindroma e zorrës së irrituar, apo alergjitë dhe intolerancat ushqimore, përfshirë intolerancën ndaj glutenit te pacientët me sëmundjen celiake.
Gjithashtu, fëmijët janë më të ekspozuar ndaj parazitëve për shkak të higjienës së dobët të duarve.
Mjekët rekomandojnë që prindërit të kërkojnë ndihmë profesionale nëse ngjyra e jashtëqitjes shoqërohet me simptoma si temperaturë, dehidrim apo dhimbje barku, pasi këto mund të tregojnë probleme më serioze shëndetësore. /Gazeta Shneta/


