Njollat e bardha në gjuhë dhe faqe, djegia dhe dhimbja gjatë të ngrënit mund të jenë shenja të infeksionit mykotik oral, i njohur edhe si kandidiaza orale.
Gratë shtatzëna janë veçanërisht të prekura për shkak të ndryshimeve në sistemin imunitar gjatë shtatzënisë, shkruan Health News transmeton Gazeta Shneta.
Simptomat më të zakonshme përfshijnë: njolla të bardha kremoze në gjuhë dhe faqe, pamje të ngjashme me gjizën, djegie dhe dhimbje që mund të vështirësojnë gëlltitjen, ndjesi të gojës së thatë, gjakderdhje të lehtë kur njollat irritohen dhe humbje të shijes. Në rastet më të rënda, lezione mund të shfaqen në çatinë e gojës, mishrat e dhëmbëve, bajamet, pjesën e pasme të fytit dhe ezofag.
Higjiena e mirë orale është thelbësore për parandalimin dhe lehtësimin e simptomave.
Larja dhe pastrimi i dhëmbëve dy herë në ditë janë të rekomanduara, si dhe përdorimi i shpëlarësit me ujë të kripur, i cili mund të zvogëlojë dhimbjen dhe të përmirësojë pastërtinë e gojës.
Ekspertët theksojnë se identifikimi dhe trajtimi i hershëm i kandidiazës orale ndihmon në shmangien e shqetësimeve më të mëdha dhe mbështet mirëqenien e nënës dhe embrionit gjatë shtatzënisë. /Gazeta Shneta/


