Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump që paralajmëroi lidhjen e mundshme të Tylenolit me autizmin tek fëmijët, shumë gra shtatzëna janë alarmuar dhe po kërkojnë këshilla mjekësore.
Megjithatë, specialistët e shëndetit riprodhues dhe pediatrit nënvizojnë se nuk ka prova shkencore që ta mbështesin këtë lidhje, shkruan Reuters transmeton Gazeta Shneta.
Mjekët këshillojnë që acetaminofeni (i njohur si Tylenol në SHBA dhe paracetamol në vendet e tjera) mbetet ilaçi i vetëm për dhimbje dhe temperaturë i konsideruar i sigurt gjatë shtatzënisë, me rekomandimin të përdoret në sasinë më të vogël dhe për kohën më të shkurtër të mundshme.
Ata paralajmërojnë se temperaturat e larta të pandërprera gjatë shtatzënisë mund të rrisin rrezikun e defekteve të lindjes, lindjes së parakohshme dhe problemeve të tjera shëndetësore.
Shumë organizata mjekësore, përfshirë American College of Obstetricians and Gynecologists dhe prodhuesin e Tylenolit, Kenvue, kanë bërë apel për të qartësuar faktet dhe për të shmangur frikësimin e panevojshëm të grave shtatzëna.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe agjencitë shëndetësore të BE-së dhe Britanisë kanë theksuar se nuk ka lidhje të provuar shkakësore mes përdorimit të Tylenolit dhe autizmit.
Mjekët theksojnë se është e rëndësishme të ndjekin udhëzimet bazuar në shkencë dhe të mos krijojnë panik të pabazuar, duke ruajtur shëndetin e nënës dhe fëmijës gjatë shtatzënisë./Gazeta Shneta/


