Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prishtinë ka nisur zyrtarisht funksionimin, duke shënuar një hap të ri në zhvillimin e shëndetësisë publike në vend.
Me këtë rast, Drejtoresha e IKShPK-së, Dr. Ardita Baraku, dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së QRSHP Prishtinë, Dr. Sanije Xhemajli, mirëpritën Ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, i cili u njoh nga afër me detyrat dhe prioritetet e qendrës së re, transmeton Gazeta Shneta
QRSHP Prishtinë do të mbulojë disa komuna dhe do të ofrojë:
mbikëqyrje epidemiologjike për reagim të shpejtë ndaj shpërthimeve epidemike,
promovim dhe edukim shëndetësor për qytetarët,
monitorim të cilësisë së ujit dhe ajrit,
identifikim të shkaktarëve të sëmundjeve dhe faktorëve të rrezikut,
grumbullim dhe analizë të të dhënave statistikore.
Kjo qendër pritet të fuqizojë bashkëpunimin me kujdesin parësor shëndetësor dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke krijuar një sistem më të integruar të shërbimeve.
Sipas IKSHPK-së, vizioni i QRSHP Prishtinë është që të shndërrohet në një model funksional dhe efikas, si shembull për qendrat e tjera rajonale në vend./Gazeta Shneta/




