Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komiteti Kyç fut barna të reja në LEB si dhe ndryshon format për disa produkte

Lajme 29/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komiteti Kyç i Listës Esenciale të Barnave ka futur disa barna të reja si dhe ka ndryshuar format farmaceutike për disa produkte me arsyetimin e SHSKUK-së për pamundësinë e kontraktimit të tyre.

Këto ndryshime i ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë përmes një përgjigje me shkrim për Gazetën Shneta.

Zyra për Media ka thënë se këto ndryshime janë miratuar nga Komiteti me datën 26 gusht të këtij viti. “Përditësimi i Listës i referohet nevojave specifike lidhur me procedurat e fertilizimit in vitro (IVF), të cilat janë konsideruar si thelbësore për ofrimin e shërbimeve përkatëse nga Klinika e Gjinekologjisë”, thuhet në përgjigje.

Produktet e reja që janë vendosur në Listë janë: progesterone xhel vaginal; clomifene citrate 50mg tab.; bromocriptine 2.5mg tab.; triptoerelin acetate, tretesire per injeksion 0.1 mg/ml sc ose im.

Ndërkaq format farmaceutike janë ndryshuar për këto produkte: chorionic gonadotrophin tretesire per injeksion ne shiringe te para mbushur; 250 mcg /0,5 ml; folitropin alpha tretesire per injeksion ne shiringe te para mbushur; 300 IU /0,5 ml (22 mcg /0,5 ml) dhe folitropin alpha tretesirë per injeksion ne shiringe te para mbushur;  900 IU/1,5 ml (66 mcg/1,5 ml).

Këto ndryshime sipas MSh-së janë bërë “mbi bazën e arsyetimit të Barnatores Qendrore për pamundësinë e kontraktimit me format farmaceutike aktuale”.

Sipas MSh-së kostoja buxhetore për këto ndryshime do të jetë më e ulët sesa planifikimi nga Qendra Klinike Universitare.

“Planifikimi dhe kostimi i produkteve përkatëse është bërë konform numrit të pacientëve që pritet të përfitojnë nga ky shërbim (rreth 250 në vit). Gjithashtu, vlen të theksohet se kostoja totale e barnave të përfshira në këtë përditësim është më e ulët se ajo që tashmë është e planifikuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), që nënkupton se nuk ka ndonjë implikim financiar shtesë për buxhetin aktual”, kanë deklaruar nga MSh. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDogana parandalon kontrabandimin me pajisje mjekësore në Merdarë
Artikulli i rradhës Shpallje: Shitet autoambulanca Hyundai Grand STAREX (2016)

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.