Shpërthimet e shkurtra të aktivitetit fizik – të quajtura “ushqime të stërvitjes” (exercise snacks) – mund të ndihmojnë në përmirësimin e qëndrueshmërisë kardiovaskulare te të rriturit që nuk merren rregullisht me ushtrime, sipas një studimi të publikuar në British Journal of Sports Medicine.
Analiza, që përfshiu 414 të rritur nga disa vende, tregoi se ushtrimet e shkurtra me intensitet të moderuar ose të lartë, si ngjitja e shkallëve apo tai chi, të kryera disa herë në ditë për disa javë, përmirësojnë ndjeshëm frymëmarrjen dhe qarkullimin e gjakut.
Studiuesit theksojnë se kjo mënyrë stërvitjeje është e thjeshtë dhe fleksibile, duke ndihmuar njerëzit të kapërcejnë mungesën e kohës dhe motivimit – pengesat më të zakonshme për aktivitet fizik.


