Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ndikojnë cilësia dhe mënyra e gjumit në shëndetin tuaj të përgjithshëm

Jetë 17/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të fjeturit mjaftueshëm dhe me cilësi të mirë është thelbësor për shëndetin dhe mirëqenien, por si mund të dimë nëse gjumi që marrim i plotëson nevojat tona? Një studim i ri ka identifikuar pesë profile të dallueshme të gjumit, të cilat lidhen me aktivitetin e trurit, cilësinë e gjumit dhe faktorë të ndryshëm shëndetësorë të stilit të jetesës.

Sipas studiuesve, këto profile nuk lidhen vetëm me zakonet dhe sjelljen, por edhe me strukturën dhe funksionimin e trurit. Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shpesh gjatë natës, kjo mund të ketë lidhje me mënyrën se si është ndërtuar truri juaj – dhe mund të ndikojë si në shëndetin mendor ashtu edhe në atë fizik, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Studimi i realizuar nga hulumtues në Kanada dhe Singapor, analizoi të dhëna nga 770 të rritur të shëndetshëm të moshës 22–36 vjeç, pjesë e projektit WU-Minn Human Connectome.

Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorë mbi stilin e jetesës, shëndetin mendor dhe fizik, personalitetin dhe cilësinë e gjumit, ndërsa iu nënshtruan edhe skanimeve MRI për të identifikuar “shenjat nervore” të profileve të tyre të gjumit.

Studimi i botuar në “PLOS Biology”, tregoi se çdo profil kishte model unik të rrjetit të trurit dhe lidhej me tipare të ndryshme të shëndetit mendor dhe fizik.

Sipas bashkautores, Valeria Kebets nga Universiteti Concordia, “gjumi është shumëdimensional dhe disa profile tregojnë se aspekte të caktuara të tij kanë lidhje të veçanta me shëndetin mendor apo performancën njohëse.”

Ky zbulim mund të ndihmojë në zhvillimin e qasjeve më të personalizuara për përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe të shëndetit të përgjithshëm. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDy persona të plagosur me armë zjarri, njëri dërgohet në QKUK
Artikulli i rradhës QKMF: Ndahet nga jeta, Dr. Sheqerije Hyseni

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.