Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Duhani mbetet shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri

Jetë 05/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Duhani vazhdon të jetë shkaku kryesor i parandalueshëm i vdekjeve nga kanceri në SHBA, megjithëse shkalla e pirjes së cigareve është ulur ndjeshëm, sipas raportit të ri të Shoqatës Amerikane të Kancerit (ACS).

Sipas të dhënave nga “U.S. Tobacco Atlas” i Shoqatës Amerikane të Zemrës, mbi 80% e vdekjeve nga kanceri i mushkërive lidhen me përdorimin e duhanit. Kjo ndodh edhe pse përqindja e të rriturve që pinë duhan ka rënë nga 42% në vitin 1965 në vetëm 11% në vitin 2023. Gjithashtu, 62% e duhanpirësve janë përpjekur të heqin dorë nga zakoni, një rekord historik, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, vetëm 18% e personave të kualifikuar për skrining të kancerit të mushkërive kanë bërë skanim me CT me dozë të ulët, ndonëse kjo metodë mund të zbulojë sëmundjen në faza të hershme dhe të rrisë mundësinë e mbijetesës.

Raporti thekson se përparimet e bëra në kontrollin e duhanit kanë shpëtuar miliona jetë që prej raportit historik të vitit 1964, por epidemia kërkon ende vëmendje dhe politika të forta.

ACS rekomandon ekzaminime vjetore për personat 50–80 vjeç me histori 20-vjeçare të pirjes së duhanit.

Raporti nënvizon se megjithëse përdorimi i duhanit ka rënë ndjeshëm, pabarazitë racore, ekonomike dhe shoqërore vazhdojnë të ndikojnë në përhapjen e tij, duke kërkuar ndërhyrje më të synuara dhe politika më të ashpra kundër industrisë së duhanit. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakQytetari ankohet për pagesat e shërbimeve shëndetësore në mjekësinë familjare
Artikulli i rradhës Hetim penal në Francë ndaj TikTok për ndikimin në shëndetin mendor të fëmijëve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.