Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kombinimi i çajit jeshil dhe vitaminës B3 mund të përmirësojë shëndetin e trurit

Jetë 07/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri në kafshë sugjeron se antioksidanti i çajit jeshil EGCG, i kombinuar me vitaminën B3 (nikotinamid), mund të ndihmojë në rigjenerimin e qelizave të trurit dhe në pastrimin e proteinave që lidhen me Alzheimerin.

Studiuesit zbuluan se ky kombinim riktheu nivelet e energjisë (GTP) në qelizat e trurit të minjve në nivele të ngjashme me ato të qelizave më të reja. Kjo ndihmoi në zvogëlimin e stresit oksidativ dhe në pastrimin e grumbullimeve të proteinave amiloide, që lidhen me dëmtimet njohëse të Alzheimerit, shkruan burimi Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se suplementet orale të vitaminës B3 dhe EGCG nuk japin të njëjtin efekt tek njerëzit.

Sipas Dr. Gregory J. Brewer nga Universiteti i Kalifornisë, vitamina B3 shkatërrohet në zorrë përpara se të arrijë trurin. Studime të ardhshme mund të eksplorojnë mënyra të tjera administrimi, si përmes hundës, nën gjuhë ose me patch.

Edhe pse pirja e çajit jeshil lidhet me përmirësim të kujtesës, ulje të ankthit dhe rrezikut për demencë, efekti i plotë mbi trurin kërkon bashkëveprimin mes çajit jeshil dhe vitaminës B3.

Ekspertët rekomandojnë përqendrim tek ushqyerja e ekuilibruar dhe jo vetëm tek suplementet.

Dieta MIND, e cila përfshin perime jeshile, fruta mali, drithëra të plota, arra, peshk dhe vaj ulliri, është treguar se ul rrezikun e Alzheimerit dhe siguron natyrshëm vitaminë B3. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjumi i pamjaftueshëm gjatë shtatzënisë lidhet me vonesa në zhvillimin e fëmijëve, veçanërisht te djemtë
Artikulli i rradhës Të rinjtë që përdorin cigare elektronike po zhvillojnë varësi të fortë ndaj nikotinës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.