Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekspozimi ndaj kimikateve gjatë shtatzënisë lidhet me rrezik më të lartë të obezitetit

Këshilla për shtatzëna 07/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri i zhvilluar gjatë dy dekadave, ka zbuluar se ekspozimi ndaj “kimikateve të përhershme” gjatë shtatzënisë mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e obezitetit dhe pasojat shëndetësore. Të njohura si substanca per- dhe polifluoroalkil (PFAS), këto kimikate sintetike quhen “të përhershme” sepse mund të duhen deri në 1000 vjet për t’u shpërbërë. Ato përdoren gjerësisht në produkte të përditshme si enët e gatimit që nuk ngjiten, filli dentar dhe veshjet rezistente ndaj ujit.

Për shkak të përdorimit të tyre të gjerë, PFAS ndotin mjedisin dhe grumbullohen në trupin e njeriut, duke ngritur shqetësime serioze për ndikimet e tyre afatgjata në shëndet, raporton Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.

Studimi analizoi 547 gra shtatzëna në Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk kishin histori diabeti dhe kishin gjashtë lloje të ndryshme të PFAS të identifikuara në mostrat e plazmës së gjakut. Ndër to përfshihej edhe PFOS, një përbërës që përdoret për t’i bërë produktet rezistente ndaj njollave dhe yndyrës.

Pas një ndjekjeje mesatare prej 17.7 vjetësh, studiuesit zbuluan se gratë me nivele më të larta të dy prej këtyre llojeve të PFAS kishin prirje të peshonin më shumë dhe të grumbullonin më shumë yndyrë trupore.

Ky faktor rrit rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve kronike të lidhura me të, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe disa lloje kanceri, theksojnë autorët e studimit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKardiologjia Invazive në Spitalin e Prizrenit realizoi 82 procedura të pavarura brenda dy muajve
Artikulli i rradhës Pirja e duhanit mund të shkaktojë dëmtime të pariparueshme në sy – ja pse

Ju sugjerojmë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.