Një studim i publikuar në vitin 2011 tregon se dehidrimi i moderuar tek adoleshentët mund të shkaktojë tkurrje të indeve të trurit dhe të rrisë vëllimin e ventrikujve cerebrale.
Truri, që përbëhet rreth 75% nga uji, është veçanërisht i ndjeshëm ndaj humbjes së lëngjeve, shkruan Human Brain Mapping, transmeton Gazeta Shneta.
Eksperimentet treguan se të rinjtë e dehidratuar aktivizuan më shumë rajone të trurit për të përfunduar të njëjtat detyra mendore, duke treguar se truri duhet të punojë më shumë kur mungon uji. Ndërkohë, tkurrja e indeve mund të shkaktojë “mjegullim mendjeje”, ulje të përqendrimit, vështirësi në vendimmarrje dhe lodhje më të madhe.
Ndryshimet strukturore të trurit mund të jenë të rikuperueshme, thjesht duke pirë ujë dhe duke u hidratuar mjaftueshëm.
Studimi nënvizon rëndësinë e konsumit të rregullt të ujit, veçanërisht tek adoleshentët, por edhe tek të rriturit.


