Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka raportuar aktivitetin e 24 orëve të fundit. Aktualisht, 186 pacientë janë të shtrirë në spital.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer 108 Rëntgen dhe 444 vizita specialistike. Janë pranuar 34 pacientë të rinj dhe janë realizuar 3,382 analiza laboratorike për 259 pacientë.
Poashtu, janë regjistruar katër lindje, tre djem dhe një vajzë.
Janë kryer edhe 13 operime, 35 dializa, 61 shërbime me ultrazë, 9 ergometri, 16 ehokardiografi, 9 gastroskopi dhe 44 shërbime fiziatrike./Gazeta Shneta/




