Një studim i realizuar nga hulumtuesit e Saint Louis University ka gjetur se personat mbi moshën 50 vjeç që vuajnë njëkohësisht nga depresioni dhe pagjumësia kanë rrezik dukshëm më të lartë për të zhvilluar Alzheimer apo forma të tjera të demencës.
Hulumtimi, i publikuar në Aging & Mental Health, ka analizuar të dhënat shëndetësore të afro 2 milionë pacientëve. Rezultatet tregojnë se:
Personat që kanë si depresionin, ashtu edhe pagjumësinë, kanë 91% rrezik më të lartë për demencë.
Ata me depresion, por pa probleme të gjumit, kanë 70% rrezik më të rritur.
Ndërsa personat që vuajnë vetëm nga pagjumësia kanë 11% rrezik shtesë.
Sipas autorëve të studimit, depresioni mbetet faktori më i fortë i rrezikut, por kombinimi i tij me pagjumësinë e amplifikon dukshëm këtë rrezik. Studimi gjithashtu tregon se rezultatet janë të ngjashme në të gjitha grupet racore.
“Mental health është pjesë thelbësore e parandalimit të demencës, sidomos te të moshuarit,” tha SangNam Ahn, autor kryesor i studimit. Ai shtoi se shumë persona që vuajnë nga këto probleme mbeten të paidentifikuar dhe të patrajtuar, duke theksuar nevojën për zgjerimin e qasjes në shërbime të shëndetit mendor.
Hulumtuesit theksojnë se trajtimi i hershëm i depresionit dhe pagjumësisë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për zhvillimin e demencës në vitet e mëvonshme.


