Një studim i ri tregon se inteligjenca artificiale mund të identifikojë stresin kronik duke analizuar skanimet rutinë të mushkërive.
Shkencëtarët përdorën një model të avancuar të të mësuarit të thellë për të matur vëllimin e gjëndrave mbiveshkore, të cilat luajnë rol kyç në prodhimin e hormoneve të stresit, shkruan Euronews, transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtimi, që do të prezantohet në takimin e Shoqatës Radiologjike të Amerikës së Veriut (RSNA), përfshiu të dhënat e gati 3,000 pacientëve – përfshirë CT skanimet, nivelet e kortizolit, presionin e gjakut dhe anketa të stresit.
Sipas studiuesve, pacientët që raportuan stres të lartë kishin gjëndra mbiveshkore më të mëdha dhe nivele më të larta të kortizolit, si dhe rrezik më të rritur për sëmundje të zemrës.
Sipas autorëve të studimit, kjo është hera e parë që stresi kronik “shihet” drejtpërdrejt në trup përmes një skanimi rutinë.
Modeli i AI-së mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të sëmundjeve të lidhura me stresin te të rriturit e moshuar. Studimi nuk është ende i publikuar në një revistë shkencore me recension./Gazeta Shneta/


