Një teknologji e re e zhvilluar nga kompania norvegjeze “Holocare” lejon kirurgët të eksplorojnë organet e pacientëve në formë holograme 3D përpara operacionit, duke përdorur skanime MRI ose CT dhe realitet virtual.
Sistemi përdor inteligjencën artificiale për të konvertuar imazhet 2D në modele 3D, të cilat mund të rrotullohen, zmadhohen ose “priten” virtualisht, duke ndihmuar mjekët të planifikojnë ndërhyrje të komplikuara dhe të përmirësojnë bashkëpunimin mes kirurgëve, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.
Teknologjia është tashmë e autorizuar për raste të mëlçisë dhe përdoret në spitale në Norvegji, Gjermani, Francë, Spanjë dhe Mbretëri të Bashkuar.
Sipas kompanisë, kjo ka ndihmuar kirurgët të rikonsiderojnë raste të shpallura të paoperueshme, duke shpëtuar pacientë që më parë do të dërgoheshin në shtëpi pa trajtim./Gazeta Shneta/


