Agjencia e OKB-së për HIV/SIDA (UNAIDS) paralajmëroi më 25 nëntor 2025 se prerjet në financimet ndërkombëtare po ndikojnë rëndë në përgjigjen globale ndaj HIV.
Raporti i fundit tregon se miliona njerëz tani nuk kanë akses në teste, trajtime, ilaçe preventive (PrEP) dhe mbështetje komunitare, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta, shkruan Al Jazeera, transmeton Gazeta Shneta.
Përdorimi i medikamenteve preventive ra ndjeshëm: në Burundin me 64%, në Ugandë 38%, dhe në Vietnam 21%. Shpërndarja e kondomave gjithashtu u reduktua në mënyrë dramatike.
Ekspertët paralajmërojnë rritje të infektimeve dhe vdekjeve nëse nuk ndërhyhet shpejt.
Vende të ndryshme po përpiqen të kompensojnë mungesat përmes rritjes së financimit vendas dhe nismave komunitare, por drejtuesit e shëndetësisë paralajmërojnë se kjo nuk mjafton për të kapërcyer humbjet e mëdha. /Gazeta Shneta/


