Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjashtë viktima nga HIV/AIDS këtë vit, 31 raste të reja të infeksionit

Lajme 01/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kosova vazhdon të mbetet vend me shkallë të ulët të epidemisë së HIV/AIDS, por të dhënat e këtij viti tregojnë një rritje të rasteve të reja. Vetëm gjatë vitit 2025 janë regjistruar 31 raste të reja dhe gjashtë viktima si pasojë e AIDS-it.

Këto të dhëna u prezantuan në tryezën e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, me rastin e shënimit të 1 Dhjetorit – Ditës Botërore kundër HIV/AIDS.

Sipas Luljeta Gashit nga Departamenti i Epidemiologjisë në IKSHPK, Kosova ka prevalencë nën 1% në popullatën e përgjithshme, megjithatë rastet vazhdojnë të shfaqen kryesisht tek moshat e reja, shkruan Gazeta Shneta.

Moshat më të prekura janë 25–35 vjeç, ndërsa 82% e të infektuarve i takojnë gjinisë mashkullore.

Që nga viti 1986 e deri në vitin 2025 në vend janë raportuar gjithsej 246 raste me HIV/AIDS, ndërsa 57 persona kanë humbur jetën si pasojë e infeksionit. Komuna me numrin më të madh të rasteve mbetet Prishtina (76 raste), e ndjekur nga Prizreni (32 raste), duke reflektuar se HIV/AIDS vazhdon të ketë përhapje më të theksuar në zonat urbane.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, rrugët kryesore të transmetimit mbeten marrëdhëniet heteroseksuale (48%), të ndjekura nga marrëdhëniet homoseksuale (35%).

1 Dhjetori shënohet globalisht si dita e ndërgjegjësimit kundër HIV/AIDS, me qëllim sensibilizimin, parandalimin dhe ofrimin e qasjes më të gjerë në testim dhe trajtim./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjashtë viktima nga HIV, infektologu Mehmeti: Nevojitet më shumë edukim dhe testim te të rinjtë
Artikulli i rradhës Shqipëri: 125 raste të reja me HIV në 2025, më të prekur meshkujt dhe grupmosha 35-44 vjeç

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.