Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: 1 në 4 raste të kancerit të gjirit paraqiten te gratë nën moshën 50-vjeçare

Jetë 02/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri amerikan ka zbuluar se deri në 25% të rasteve të kancerit të gjirit diagnostikohen tek gratë më të reja se 50 vjeç – një zbulim që po nxit thirrje për rishikimin e udhëzimeve të skriningut.

Hulumtimi, i prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës Radiologjike të Amerikës së Veriut, analizoi të dhënat nga shtatë qendra ambulantore në rajonin e Nju Jorkut gjatë periudhës 2014–2024.

Studiuesit gjetën se 20% deri në 24% e rasteve të reja të kancerit të gjirit u zbuluan tek gratë e moshës 18 deri në 49 vjeç, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.

Sipas autores së studimit, radiologes Dr. Stamatia Destounis, rezultatet tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e këtyre rasteve, veçanërisht tek gratë nën 40 vjeç, janë kancere invazive dhe agresive, përfshirë edhe llojin triple-negative, i cili është më i vështirë për t’u trajtuar.

Aktualisht, udhëzimet në SHBA rekomandojnë mamografi çdo dy vjet duke filluar nga mosha 40 deri në 74 vjeç. Megjithatë, studimi sugjeron se vetëm mosha nuk duhet të jetë kriteri kryesor për të vendosur se kur duhet bërë skriningu.

“Ky studim tregon qartë se gratë nën 50 vjeç nuk duhet të konsiderohen automatikisht si grup me rrezik të ulët”, ka theksuar Dr. Destounis, duke shtuar se gratë me histori familjare të kancerit të gjirit, mutacione gjenetike apo prejardhje etnike të caktuara mund të përfitojnë nga vlerësimi i hershëm i rrezikut dhe skriningu më i shpejtë.

Studiuesit theksojnë se gratë e reja duhet të edukohen për kontrollin vetjak të gjirit dhe të konsultohen me mjekun për rrezikun individual, sidomos kur kanë faktorë shtesë rreziku./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDhuna digjitale ndaj grave po rritet dhe po i përjashton nga hapësira publike
Artikulli i rradhës Studim: Obeziteti mund të përshpejtojë përparimin e Alzheimerit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.