Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksina kundër herpesit mund të ulë rrezikun e demencës dhe të ngadalësojë përparimin e saj

Jetë 10/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtimet e viteve të fundit kanë treguar një lidhje të mundshme midis marrjes së vaksinës kundër herpes zoster dhe një rreziku më të ulët për zhvillimin e demencës.

Një studim i publikuar në shkurt 2024 konfirmoi këtë lidhje duke analizuar të dhënat e studimeve të mëparshme dhe duke gjetur se personat që kishin marrë vaksinën kundër herpes zoster kishin një rrezik më të ulët për demencë, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Në prill të vitit 2025, një studim tjetër raportoi se individët që morën vaksinën kishin rreth 20% më pak gjasa të zhvillonin demencë gjatë shtatë viteve pasuese. Ky zbulim tregoi se vaksina, përveç parandalimit të herpesit zoster mund të ketë një efekt mbrojtës edhe ndaj funksionit njohës.

Së fundmi, një studim pasues, i botuar në revistën “Cell”, sugjeron se marrja e vaksinës kundër herpesit mund të jetë e dobishme edhe për personat që tashmë jetojnë me një diagnozë demence.

Sipas këtij studimi, vaksina mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes, duke ndikuar pozitivisht në ritmin me të cilin demenca përkeqësohet me kalimin e kohës.

Edhe pse mekanizmat e sakta nuk janë ende plotësisht të kuptuar, studiuesit dyshojnë se parandalimi i riaktivizimit të virusit herpes zoster dhe zvogëlimi i proceseve inflamatore që lidhen me të mund të luajnë rol në mbrojtjen e trurit.

Këto rezultate ngrenë mundësinë që vaksinimi kundër herpesit të ketë përfitime neurologjike më të gjera, por kërkohet më shumë hulumtim për të vërtetuar plotësisht këtë lidhje dhe për të kuptuar saktësisht se si vaksina mund të ndikojë në shëndetin e trurit në afat të gjatë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakTruri i njeriut mund të arrijë plotësisht pjekurinë vetëm pas moshës 30 vjeç
Artikulli i rradhës Dy porcione kikirikë në ditë mund të përmirësojnë shëndetin e trurit tek të moshuarit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.