Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AUV asgjëson 2064 kilogram mish pule me Salmonella spp

Lajme 23/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës (AUV), bazuar në njoftimin e pranuar nga Komisioni Evropian përmes Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim (RASFF), njofton opinionin publik se gjatë kontrollit të një ngarkese të mishit të pulës (MDM), të importuar nga Polonia, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.

Produkti është prodhuar nga kompania CEDROB S.A., Ubojnia Drobiu Ujazdówek, ndërsa importi është realizuar nga kompania KAJMAK SHPK nga Prizreni.

Pas pranimit të njoftimit nga RASFF dhe pas inspektimeve të kryera nga AUV, me kërkesë të importuesit, është konfirmuar prania e salmonelës në sasinë prej 2,064 kilogramë mish pule. E gjithë sasia e kontaminuar është asgjësuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore.

AUV njofton se vazhdon monitorimin e vazhdueshëm të produkteve ushqimore të importuara dhe bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit të rasteve të ngjashme dhe garantimit të sigurisë ushqimore në përputhje me standardet evropiane.

Artikulli paraprakThemelohet Asociacioni i Psikologëve Klinikë të Kosovës
Artikulli i rradhës Koha më e mirë për të ngrënë darkë për tretje dhe gjumë më të mirë

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.