Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nis sot gjysmëvjetori i dytë në shkolla, me përjashtim të disa komunave

Lajme 12/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe dëmeve nga përmbytjet e reshjet e fundit, disa komuna në vend kanë vendosur të shtyjnë rifillimin e procesit mësimor për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2025/2026.

Komuna e Malishevës, ajo e Drenasit dhe e Fushë Kosovës janë komunat që kanë marrë vendim për shtyrje të nisjes së procesit mësimorë.

Komuna e Malishevës ka vendosur që procesi mësimor të shtyhet deri më 14 janar 2026 për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve që kanë krijuar vështirësi në terren dhe kanë dëmtuar infrastrukturën e rrugëve.

Edhe ajo e Drenasit ka shtyrë fillimin e mësimit deri të mërkurën, duke qenë një nga komunat që po përballet me pasojat e motit të keq dhe dëmtime të infrastrukturës së shkollave dhe rrugëve.

Kurse komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në të gjitha shkollat do të jetë më 19 janar 2026, pasi kushtet aktuale përfshirë vështirësitë në qarkullim dhe problemet me ngrohjen nuk lejojnë zhvillimin normal të procesit mësimor.

E për dallim nga këto komuna në komunat tjera procesi mësimor do të nis sot.

Komuna e Prishtinës bëri të ditur se nga sot mësimi do të mbahet në të gjitha shkollat, pasi janë krijuar kushtet e nevojshme për sigurinë e nxënësve dhe stafit arsimor.

Në anën tjetër, kryetari i SBASHK-ut, Rrhaman Jasharaj ka kërkuar që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të shtyhet edhe për disa ditë në nivel vendi, duke theksuar se temperaturat e ulëta dhe kushtet jo të përshtatshme në disa shkolla paraqesin rrezik për shëndetin e nxënësve dhe stafit arsimor.

Gjysmëvjetori i dytë i mësimit ishte planifikuar të fillonte më 8 janar.

Por, pas vërshimeve në fillimjavë, Ministria e Arsimit e shtyu nisjen për 12 janar.

Kosova ka një javë që po përballet me vërshime të mëdha, sidomos në disa komuna, ku lumenjtë kanë dalë nga shtretërit. /Telegrafi/

Artikulli paraprakStudim: Inteligjenca artificiale mund të zbulojë rrezikun për mbi 100 sëmundje nga një natë gjumi
Artikulli i rradhës AUV do të tërheq qumështin e foshnjave “Nestle-NAN”, QKUK vazhdon ta servojë në Neonatologji

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.