Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSh ia ‘trashë’ edhe pak kontratën “Termomontimit”, e shpërblen me aneks kontratën e dytë

Lajme 03/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ia ka ‘trashë’ kontratën kompanisë “Termomontimi” me aneks kontratën e dytë me vlerë mbi 97 mijë Euro.

Kontrata fillestare ishte mbi 300 mijë Euro më e shtrenjtë sesa ofertat tjera. Asaj iu shtuan edhe 67 mijë Euro me një aneks kontratë në tetor të vitit të kaluar, e dje ia ‘trashën’ edhe me një aneks tjetër me vlerë mbi 97 mijë Euro, shkruan Gazeta Shneta.

Kjo është historia e renovimit të depos së barnave nga kompania “Termomontimi” e shpërblyer nga Ministria e Shëndetësisë me kontratën fillestare prej 1,770,554.42 Euro në qershor të vitit 2025.

Por 1,770,554.42 nuk i mjaftuan dhe në tetor i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë edhe një ankes kontratë për punë të paparashikuara me vlerë prej 67,877.75.

Dhe dje, sërish MSh e shpërbleu me një aneks kontratë të re për punë të paparashikuara me vlerë 97,163.51.00.

“Kompania TERMOMONTIMI SH.P.K. eshte punekryes sipas  kontrates me nr. 206-24-13446-5-11_C855 ne vleren e kontraktuar 1,770,554.42 euro, per Renovimin e objektit te depos se Barnave dhe ndërtimi i aneksit.  Gjatë ekzekutimit te punëve, janë paraqitur Punë Shtesë dhe Punë te paparashikuara, ne vleren e parashikuar 97,163.51.00 euro ose 5.49% e vlerës se kontrates bazë, me te cilat kompletohet projekti dhe  teknikisht duhet te kryhen nga i njejti OE meqense jane te nderlidhura me punet e kontrates bazë.      Aneksi i pare per kete kontrate ka qene 67,877.75 euro ose 3.83% + 5.49% = 9.32% totali i puneve shtese.    Sqarim   Objekti eshte shpronesuar nga AKP dhe pritet te funksionalizohet per nevoja te sistemimit te barnave dhe materialit shpenzues medicinal”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurimit të MSh-së në Njoftimin për Dhënie të Kontratës.

Kompania “Termomontimi” ishte shpërblyer edhe nga Spitali i Prizrenit me vlerë 2.2 milionë Euro për renovime. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIsh zyrtari i CDC: Tërheqja e SHBA -së nga OBSH kërcënon sigurinë globale shëndetësore
Artikulli i rradhës Mjeku i Javës – Dr. Ilir Bajraktari: Simptomat e heshtura të sëmundjeve të zemrës

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.