Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse demenca prek më shumë gratë: Si ndikon menopauza në trurin e tyre?

Femina 04/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiues nga Universiteti i Cambridge-it në Mbretërinë e Bashkuar analizuan ndikimin e menopauzës mbi trurin, duke përfshirë gra që përdornin terapi hormonale (HRT) dhe ato që nuk e përdornin.

Menopauza lidhet me ulje të vëllimit të masës gri në rajone të trurit që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit. Megjithëse gratë që përdornin terapinë HRT shfaqën një përmirësim të lehtë në kohën e reagimit, terapia hormonale nuk duket se rikthen ndryshimet cerebrale të shkaktuara nga menopauza, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Menopauza zakonisht ndodh midis moshës 45–55 vjeç, dhe ulja e estrogjenit dhe progesteronit mund të shkaktojë afshe të nxehta, probleme gjumi, “mjegull mendore” dhe ndryshime në humor.

HRT përdoret shpesh për të menaxhuar këto simptoma dhe mund të përfshijë estrogjen vetëm ose kombinim estrogjen-progesteron.

Në studim u analizuan të dhëna nga afërsisht 125,000 gra të regjistruara në ‘UK Biobank’, të ndara në tre grupe: para-menopauzës, pas-menopauzës pa HRT, dhe pas-menopauzës me HRT.

Gratë plotësuan pyetësorë për gjumin, humorin, ankthin dhe stilin e jetës, si dhe teste njohëse që vlerësuan kujtesën dhe shpejtësinë e të menduarit.

Një pjesë e tyre iu nënshtrua skanimeve MRI për të matur vëllimin e masës gri në rajone të lidhura me kujtesën dhe rregullimin emocional.

Rezultatet treguan se pas menopauzës, gratë shfaqën rënie të kujtesës, shpejtësisë së të menduarit dhe kohës së reagimit krahasuar me grupin para-menopauzës.

Ulja e kohës së reagimit ishte pak më e vogël tek gratë me terapi HRT. Gjithashtu, gratë pas menopauzës raportuan gjumë më të keq dhe nivele më të larta lodhjeje, veçanërisht ato që përdornin HRT.

Këto gjetje sugjerojnë se menopauza ka ndikim të rëndësishëm neurologjik, duke ndikuar në funksionet njohëse, dhe sado që HRT mund të lehtësojë disa simptoma, nuk ndalon ndryshimet cerebrale të lidhura me menopauzën. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKatër në dhjetë raste kanceri në botë janë të parandalueshme, zbulon një studim historik
Artikulli i rradhës Një dietë dyditore vetëm me tërshërë mund të ulë kolesterolin e “keq”

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.