Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Testet mjekësore për bebet

Jetë 18/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Testet mjekësore ndihmojnë mjekun të kuptojë shëndetin e bebës dhe të planifikojë kujdesin e duhur. Ato mund të kryhen menjëherë pas lindjes, gjatë një emergjence ose për të kuptuar shkakun e simptomave si ethe, vështirësi në frymëmarrje ose çrregullime të tjera. Testet më të zakonshme përfshijnë analiza gjaku, urina, feçe, si dhe imazhe si rëntgen, ultratinguj, CT ose MRI. Mjeku shpjegon gjithmonë qëllimin dhe procedurën e testit.

Testi i gjakut: Përdoret për të marrë informacion të rëndësishëm mbi shëndetin e bebës. Gjakut mund t’i merret nga vena, gishti ose thembra, duke përdorur një gjilpërë të hollë. Mostra dërgohet në laborator dhe rezultatet shpjegohen nga mjeku, shkruan burimi PregnancyBirthBaby.org.au transmeton Gazeta Shneta.

Testi i urinës: Kryhet kur bebja ka simptoma si dhimbje ose ndryshime në urinim. Mostra mund të mblidhet me gotë sterile ose kateter, sipas moshës.

Testi i feçeve: Kontrollon bakteret, viruset ose parazitët dhe ndihmon në diagnostikimin e sëmundjeve të zorrëve. Mostra mblidhet në një tub të pastër dhe dërgohet në laborator.

Rëntgen dhe ultratinguj: Rëntgeni shfaq eshtrat ose strukturat trupore, ndërsa ultratingulli tregon indet e buta dhe organet e brendshme. Të dyja janë të shpejta dhe zakonisht pa dhimbje.

CT dhe MRI: Përdoren për imazhe më të detajuara të trupit, duke kontrolluar strukturat e brendshme dhe indet e buta. Mund të përdoren sedativë ose ilaçe për kontrast për rehati dhe qartësi.

Punkcioni lumbar: Merr lëng cerebrospinal nga shpinë e poshtme për të kontrolluar infeksionet ose problemet neurologjike. Kryhet me kujdes dhe përdoret krem për mpirje ose qetësues.

Pas çdo testi, mostrat analizohen në laborator dhe mjeku shpjegon rezultatet, duke siguruar kujdesin më të mirë për bebën. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPërfundon procesi zgjedhor për Legjislaturën IV të Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës
Artikulli i rradhës Arsim Berisha riemërohet zëvendësministër i Shëndetësisë

Ju sugjerojmë

Foshnjat që ushqehen me gji gjatë gjashtë muajve të parë flenë më gjatë në vitin e parë të jetës

02/07/2026 Jetë

Një analizë e zakonshme e gjakut mund të përshpejtojë trajtimin e një komplikacioni të rrezikshëm të diabetit

02/07/2026 Jetë

Konsumimi i moderuar i kafesë lidhet me rrezik më të ulët për sëmundjet e mëlçisë

02/07/2026 Jetë

Studim: Ushqimet ultra të përpunuara lidhen me ndryshime në trurin e fëmijëve të vegjël

02/07/2026 Jetë

Reagimi i shpejtë i nënës ndaj foshnjës mund të ulë rrezikun e problemeve të shëndetit mendor

02/07/2026 Jetë

Vaksina BCG mund të “riprogramojë” imunitetin e trurit dhe të ndihmojë në luftimin e sëmundjeve neurologjike

02/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.