Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 3700 operime në vitin 2025 dhe rritje e ndjeshme e shërbimeve diagnostike në QKUK

Lajme 18/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në mbledhjen e 81-të me radhë, Bordi Drejtues i Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka miratuar draft-raportin e punës për vitin 2025, ku janë prezantuar  shifrat e shërbimeve ndaj pacientëve në disa njësi përbërëse.

Sipas raportit të prezantuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Elvir Azizi, në Qendra Klinike Universitare e Kosovës gjatë vitit 2025 janë realizuar 3706 operime, krahasuar me 2128 në vitin 2024, që përbën një rritje prej rreth 50 për qind.

Në total, numri i operimeve ka shënuar rritje prej 1806 ndërhyrjesh më shumë se një vit më parë, përcjell Gazeta Shneta.

Raporti evidenton gjithashtu rritje në shërbimet diagnostike. Gjatë vitit 2025 janë realizuar mbi 2,000 skanime më shumë me rezonancë magnetike (MRI) dhe CT, ndërsa ekzaminimet me ultrazë dhe EKG kanë shënuar rritje prej mbi 20,000 raste krahasuar me vitin 2024.

Në fushën e ortopedisë, menaxhmenti raportoi për decentralizimin e intervenimeve për proteza të kërdhokullës dhe gjurit, me qëllim uljen e listave të pritjes. Po ashtu, është themeluar grup punues me nefrologë dhe patologë për funksionalizimin e biopsisë së veshkës, e cilësuar si nevojë imediate.

Sa i përket shërbimeve dentare, në kuadër të QKUK-së është raportuar rritje e ndjeshme e implanteve dentare dhe ortodoncisë fikse. Nga 10 implante të realizuara në vitin 2024, në vitin 2025 janë realizuar 96, ndërsa ortodoncia fikse ka shënuar rritje mbi 100 për qind.

Gjatë diskutimeve u trajtua edhe çështja e rritjes së numrit të rasteve në Klinikën e Onkologjisë dhe nevoja për planifikim të qëndrueshëm të furnizimit me barna.

Lista esenciale e barnave është raportuar të jetë përmbushur në 82 për qind, ndërsa Bordi kërkoi sqarime për mosarritjen e nivelit 100 për qind dhe raportim më të detajuar për indikatorët e performancës.

Draft-raporti i punës për vitin 2025 u miratua me votim unanim nga Bordi Drejtues./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMjeku i Javës: Dr. Zeqirja Destani – Roli i radiologjisë në zbulimin e hershëm të sëmundjeve
Artikulli i rradhës ​Inflacioni arrin 5.8%, ja cilat produkte dhe shërbime u shtrenjtuan më së shumti

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.