Spitali i Përgjithshëm në Pejë është pasuruar me gjashtë mjekë të rinj specialistë, të cilët kanë nisur zyrtarisht punën për të forcuar shërbimet shëndetësore për pacientët.
Sipas njoftimit të spitalit, ekipit mjekësor i janë bashkuar: Dr. Linda Carrabregu – oftalmologe, Dr. Kaltrine Camaj Blakaj – gjinekologe, Dr. Melos Kelmendi – specialist i ORL-së, si dhe tre pulmologë: Dr. Rilind Imeraj, Dr. Kushtrim Mulaj dhe Dr. Valmir Muhaxheri.
Mjekët e rinj u pritën nga drejtori ekzekutiv i spitalit, Fahri Hasani, dhe drejtori mjekësor, Shkumbin Berisha, të cilët u uruan mirëseardhje dhe suksese në detyrën e tyre./Gazeta Shneta/



