Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka reaguar ndaj raportimeve në disa media lidhur me pretendimet për mos-pagesën e punëtorëve të higjienës, duke theksuar se institucioni nuk ka kontrata pune me këtë staf.
Në një komunikatë për media, spitali është shprehur se shërbimi i higjienës është i privatizuar që nga viti 2009 dhe realizohet përmes kontraktimit të shërbimeve me operatorë ekonomikë, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas spitalit, aktualisht ekziston kontratë për ofrimin e shërbimeve të higjienës me kompaninë Krasniqi Sh.P.K., e cila në cilësinë e punëdhënësit është përgjegjëse për pagesën e pagave dhe përmbushjen e të gjitha obligimeve ndaj stafit të saj.
“Spitali i Përgjithshëm i kryen të gjitha obligimet financiare ndaj operatorit ekonomik në përputhje me kontratën dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagimin e këtij institucioni./Gazeta Shneta/




