Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto aktivitete të thjeshta mendore mund të ulin rrezikun e Alzheimerit

Jetë 12/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri tregon se mbajtja e trurit aktiv gjatë gjithë jetës mund të ndihmojë në vonimin e sëmundjes së Alzheimerit.

Aktivitetet intelektuale, si leximi, shkrimi, mësimi i gjuhëve të reja, lojërat e mendjes, zgjidhja e enigmave apo vizitat në muze, lidhen me një rrezik më të ulët për zhvillimin e demencës.

Neuropsikologia Andrea Zammit nga Rush University Medical Center në Chicago, e cila udhëhoqi studimin, shpjegon: “Këto aktivitete e rrisin aktivitetin e trurin dhe mënyrën e të menduarit, duke përdorur sisteme të ndryshme kognitive.”

Edhe për ata që nuk kanë kryer aktivitete të tilla më parë, nuk është vonë për të filluar. Mosha e mesme është një periudhë e rëndësishme për të mbrojtur shëndetin e trurit.

Studimi përfshiu rreth 2,000 të moshuar, të cilët u ndoqën për tetë vjet. Rezultatet treguan se ata që kishin angazhuar trurin më shumë gjatë jetës kishin vonuar shfaqjen e Alzheimerit për rreth pesë vjet krahasuar me ata që nuk e kishin bërë. Një koncept i quajtur “rezerva kognitive” tregon se mësimi dhe aktivitetet mendore forcojnë lidhjet nervore dhe ndihmojnë trurin të jetë më rezistent ndaj dëmtimeve që vijnë me moshën apo sëmundjet.

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë ushtrime fizike, kontroll të presionit të gjakut, gjumë të mirë dhe vaksinime edhe në moshë të mëvonshme për të mbrojtur trurin.

Artikulli paraprakMbi 120 ekzaminime me rëntgen për 24 orë në Spitalin e Pejës
Artikulli i rradhës Studimi: Edhe mendimi për pijet alkoolike mund të ndikojë në humor dhe sjellje

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.