Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK i ka pranuar kandidatët në punë, por s’ka vende të lira: Pritni, ju thërrasim gjatë vitit

Lajme 12/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

SHSKUK ka pranuar dhjetra punëtorë infermierë, laborant, fizioterapeutë e teknik, por vendet e punës së tyre ende nuk janë të lira. Atyre iu është thënë se duhet të presin derisa t’ju lirohen vendet.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka dal me një njoftim të çuditshëm ku njoftohen kandidatët që janë pranuar në punë në konkursin me numër 9777 se ende nuk janë liruar vendet e tyre të punës, shkruan Gazeta Shneta.

Në këtë njoftim SHSKUK ka thënë se kandidatët e pranuar do të thirren për të filluar punën, sipas mundësive buxhetore të institucionit.

“Kandidatët të cilët kanë kaluar me sukses fazat e rekrutimit dhe janë renditur në listën përfundimtare do të njoftohen nga Zyra e Personelit e QKUK-së për fillimin e punës, në përputhje me mundësitë buxhetore për vitin 2026 dhe bazuar në renditjen përfundimtare të publikuar”, thuhet në njoftim.

SHSKUK e ka përdorur një term “konkurs me karakter vjetor” që deri më tani nuk njihet në proceset rekrutuese në institucionet publike.

“Ky konkurs ka karakter vjetor dhe, si i tillë, do të vazhdojë gjatë vitit me thirrjen e kandidatëve për plotësimin e vendeve të lira të punës, sipas renditjes në listën përfundimtare. Kandidatët që do të ftohen për punësim do të kontaktohen nga Zyra e Personelit e QKUK-së për procedurat e mëtejme administrative dhe për caktimin e datës së fillimit të punës”, thuhet në njoftim.

Në këtë konkurs janë pranuar në punës infermier me bachelor, infermier me shkollë të mesme, laborant mjekësor me bachelor, fizioterapeut me bachelor, teknik të fizioterapisë, teknik të radiologjisë me bachelor, mami dhe profile të tjera të ngjashme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSHSKUK hap konkurs për Drejtor të Shërbimeve të Përbashkëta Teknike Administrative në QKUK
Artikulli i rradhës UNFPA: Mbi 39% e grave në Kosovë të pakënaqura me përvojën e lindjes

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.