Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A janë rrjetet sociale të projektuara për varësi dhe a mund ta mposhtim algoritmin?

Jetë 12/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Tiktok
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Debati nëse rrjetet sociale krijojnë varësi është rikthyer fuqishëm pasi Komisioni Evropian vendosi se dizajni “varësues” i TikTok mund të shkelë ligjin e BE-së.

Elementë si “infinite scroll”, autoplay, njoftimet dhe përmbajtja e personalizuar u cilësuan si potencialisht të dëmshme për mirëqenien mendore dhe fizike të përdoruesve, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Në SHBA, një proces gjyqësor në Kaliforni po shqyrton akuza të ngjashme ndaj platformave të Google dhe Meta, ku pretendohet se aplikacione si Instagram janë projektuar qëllimisht për t’i mbajtur përdoruesit, veçanërisht të rinjtë, të varur.

Studiuesit thonë se rrjetet sociale funksionojnë në mënyrë të ngjashme me makinat e lojërave të fatit, duke ofruar shpërblime të paparashikueshme si pëlqime dhe komente.

Këto reagime të shpejta krijojnë ndjenjë kënaqësie dhe i shtyjnë përdoruesit të postojnë vazhdimisht për ta përjetuar përsëri atë ndjesi. Funksione si butoni “like”, faqet që rekomandojnë përmbajtje dhe “infinite scroll” nxisin përdorim kompulsiv.

TikTok e përforcon këtë cikël me video të shkurtra që ndryshojnë çdo disa sekonda, duke e mbajtur trurin në pritje të vazhdueshme për diçka të re.

Sipas ekspertëve, kjo mund të çojë në konsum pasiv të përmbajtjes dhe lidhet me probleme si krahasimi social, frika se po humb diçka (FOMO), izolimi dhe madje varësia.

TikTok i ka mohuar këto akuza, duke theksuar se ofron mjete për kontrollin e kohës së përdorimit.

Shumë ekspertë argumentojnë se problemi qëndron te modeli i biznesit: sa më shumë kohë të kalojnë përdoruesit në platformë, aq më shumë fitime nga reklamat.

Një alternativë do të ishte modeli me abonim, ku përdoruesit paguajnë një tarifë të vogël dhe platformat nuk varen më nga reklamat dhe mbledhja e të dhënave.

Sipas studiuesve, ndryshime të vërteta në mënyrën si funksionojnë rrjetet sociale mund të ndodhin vetëm përmes rregullimeve ligjore dhe kufizimeve të qarta për kohën, aksesin dhe moshën e përdorimit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKomplikimet gjatë lindjes: Çfarë mund të ndodhë dhe si trajtohen?
Artikulli i rradhës Pse qajnë foshnjat dhe si mund t’i qetësojnë prindërit

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.